Çaji me shafran Indie është një nga pijet më të dobishme dhe të shijshme që mund të konsumoni para darkës, pasi kjo pije ka veti të mrekullueshme mjekësore.
1 lugë kafe shafran pluhur e zieni dhe konsumoni lëngun me përmbajtjen e tij. Ja disa nga përfitimet e mahnitshme shëndetësore që vijnë nga konsumimi i tij: Shafrani parandalon dhe ngadalëson përparimin e sëmundjes alcajmer si dhe eliminon akumulimin e pllakave të yndyrës në tru. Për shkak të përbërësve antiseptikë dhe antibakterial, ai dezinfekton trupin nga mikrobet.
Shafrani i Indisë lufton përparimin e sklerozës së shumëfishtë (e testuar ne minj). Mjekësia kineze e ka përdorur si trajtim për depresionin për shekuj me radhë. Shafrani ul rrezikun e leucemisë fëmijërisë.
Nëse përzihet me lulelakër, studimet kanë treguar që mund të parandalojë kancerin e prostatës dhe të pengojë zhvillimin e kancerit ekzistues.