Pija që ju ndihmon të bini në peshë

Lëngu i domates është një produkt, që është i njohur për rolin e tij në heqjen e kilogramëve të tepërt. Sipas njëstudimi të realizuar në Universitetin Mjekësor të Tajvanit, në Kinë, rezulton se lëngu i domates ka një rëndësi të veccantë në organizmin tonë nëse ne duam të humbasim kilogramët e tepërt.
Studimi doli në përfundim se ky është një lëng që ka një rol kyç në luftën kundër mbipeshës, duke qenë një burim i mirë i likopenit, antioksiduesit që ul rrezikun nga kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare. Pjesë e studimit ishin femra të moshës 20 dhe 30 vjeç, të cilat për dy muaj me radhë kishin konsumuar pa ndërprerje lëng domatesh, pa e ndryshuar menunë.
Pas dy muajve, ato kishin humbur 2.5 centimetër nga forma e belit, u kishte rënë në mënyrë të ndjeshme niveli i kolesterolit, deri në 10 për qind.

SHKARKO APP