Pija që përmirëson organizmin tuaj në dimër, një recetë e thjeshtë
Për t’u mbrojtur nga këto viroza si ftohjet apo kolla, është një pije që përgatitet në kushte shtëpie, dhe që mund të përdoret në mëngjes.
Kjo pije përmban kombinimin ideal të:
-1 luge çaji xhinxher
-1 luge çaji kurkume të grirë
Të dy këta përbërës i hedhim në ujë të vluar, të sapo hequr nga zjarri dhe i lëmë për 3 minuta. Më pas i kullojmë dhe çajit i shtojmë 2 lugë mjaltë gështenjash dhe 1 limon të shtrydhur. Nëse dëshironi mund t’i shtoni edhe pak kanellë për shije.
Kjo pije është ideale edhe për fëmijët të cilët janë më delikatë ndaj sëmundjeve stinore. Për të gjithë ata që nuk i kanë hasur ndonjëherë këta përbërës, ju njoftojmë se ato mund të gjenden në çdo dyqan ku shiten erëza apo fruta të thata.