Pijet e gazuara shkaktojnë kancer
Studimet e shumta kanë treguar se pijet e gazuara mund të ndikojnë negativisht në shëndet, ndërsa një studim i ri na jep një tjetër arsye se pse duhet të ndalojmë të konsumojnë pije të gazuara. Sipas hulumtimit, rezultatet e të cilit u botuan në revistën Consumer Reports dhe Center for a Livable Future, pijet e gazuara përmbajnë 4-methylimidazole, një komponentë që e rrit rrezikun nga kanceri.
Studimet statistikore kanë treguar se një numër i madh i njerëzve konsumojnë pije të gazuara çdo ditë, ndërsa në 70 vitet e fundit konsumi i pijeve të gazuara është rritur në mënyrë dramatike. Shkencëtarët planifikojnë të punojnë në zbatimin e masave me të cilat do të ndalohet shtimi i 4-methylimidazolit.
Studimi përfshiu 110 persona të cilët e plotësuan pyetësorin me pyetje në lidhje me shprehitë e tyre të përgjithshme të jetesës, duke përfshirë shpeshtësinë e konsumimit të pijeve të gazuara. Shkencëtarët pastaj i ndanë në grupe sipas shpeshtësisë së konsumimit të lëngjeve.
Rezultatet treguan se personat të cilët çdo ditë konsumojnë pije të gazuara, e kanë një rrezik më të lartë nga kanceri, veçanërisht kanceri i stomakut dhe zorrës së trashë.
4-methylimidazole gjendet në një numër të madh të produkteve të karamelizuara, apo produkteve me ngjyrë të karamelizuar, prandaj shkencëtarët këshillojnë që produktet e tilla të shmangen ose të paktën të konsumohen sa më pak të jetë e mundur.