Pijet me sheqer janë rezik për kancer

Konsumi i pijeve me sheqer, përfshirë edhe lëngun e frutave 100 për qind, mund të rrisë rrezikun e kancerit. Në këtë përfundim kanë arritur shkencëtarët e Universitetit të Sorbonës në Paris, që kanë monitoruar konsumin e ushqimit dhe pijeve në më shumë se 101 mijë të rritur mes vitit 2009 dhe 2017. Sidoqoftë, ata thonë se pasojat e pijeve me sheqer tek obeziteti dhe diabeti i tipit 2 janë të provuara dhe lidhja direkte me rrezikun e kancerit nuk është aq e studiuar.

Sidoqoftë, kërkuesit, në studimin e publikuar në British Medical Journal, thonë se konsumi i pijeve me sheqer është në mënyrë domethënëse i lidhur me rrezikun e kancerit. Ekipi i ka përcaktuar pijet me sheqer si pije që përmbajnë më shumë se 5 për qind karbohidrate, duke përfshirë pijet e lehta, shurupet, ato energjike etj, si edhe lëngun 100 për qind të frutave. Ata zbuluan se 100 ml pije me sheqer në ditë e rrit rrezikun e kancerit me 18 për qind, por pijet e sheqerosura artificialisht nuk lidhen me një rrezik të shtuar të kancerit.

Nga 2193 rastet e kancerit të regjistruara gjatë studimit 693 ishin kancer gjiri, 291 kancer prostate dhe 166 kolorektale. Mosha mesatare e të diagnostikuarve me kancer ishte 58.5 për qind.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?