Edhe pijet pa sheqer dëmtojnë dhëmbët
Rreziqet e sheqerit janë të dokumentuara mjaft mirë. Hulumtimet e fundit kanë treguar se marrja e sheqerit të lartë mund të rris shumë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, dhe një teknikë e re ka konfirmuar se qelizat e kancerit ushqehen me sheqer.
Kompanitë e ndryshme shpëshherë nisur edhe nga ndikimi i keq që sheqeri ka në organizmin tonë, janë munduar të sjellin versionet e pijeve të tyre pa sheqer. Por edhe këto pije përmbajnë embëlsues dhe nivel të lartë fruktoze, të cilat në një farë mënyre kanë një ndikim edhe më të keq sesa sheqeri neto.
Ëmbëlsuesit artificialë “mashtrojnë” trupin duke menduar që ne nuk po marrim sheqerna dhe kjo sjell mjaft efekte anësorë në organizëm. Këto lloj ëmbëlsuesish janë të lidhur me shumë probleme shëndetësore, duke përfshirë shtimin në peshë dhe depresionin.
Hulumtim i ri nga Oral Health Cooperative Research Centre (CRC) në Universitetin e Melburnit, Australi tregon se pijet pa sheqer dëmtojnë dhëmbët. Studiuesit zbuluan se pijet me sheqer dhe vlerë të ulët pehashi shkaktojnë zbutjen e smaltit të dhëmbëve.
“Shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm se duke reduktuar konsumin e sheqerit do të zvogëlojnë rrezikun e prishjes së dhëmbëve, përzierjeve kimike të acideve në disa ushqime dhe pijeve, mund të shkaktojnë në mënyrë të barabartë dëmtime të erozionit të dhëmbëve,” tha Eric Reynolds, profesor në Shkollën Dentare në Melbourne.
Sidorela Lepri