Pini kafe esëll? Mos…
Hulumtime të shumta kanë treguar që kafeja duhet pirë vetëm një orë pas zgjimit nga gjumi, madje kurrë nuk duhet pirë kur e keni lukthin të zbrazët. Në të vërtetë, një filxhan kafe turke pa vënë gjë në gojë nxit tajitje të thartirës së klor-hidrogjenit në traktin tretës, ndërkaq atë dukuri të pakëndshme shpejt do ta ndiejnë personat me gastritis, transmeton Telegrafi.Pasoja të njëjta vuajnë edhe personat të cilët nuk kanë gastritit, sepse kjo thartirë e zbërthen ushqimin të cilin e kemi konsumuar. Nga ana tjetër, proteinat të cilat mbeten të pazbërthyera në trup mund të shkaktojnë probleme të shumta shëndetësore, siç janë fryrja e stomakut, irritimi apo inflamacioni i zorrëve, madje edhe kancerin. Hulumtime të shumta kanë treguar që kafenë duhet pirë vetëm një orë pas zgjimit nga gjumi, madje kurrë nuk duhet pirë kur e keni lukthin të zbrazët. Gjithashtu, duhet shmangur menjëherë pas zgjimit, sepse atëherë niveli i kortizolit në trup është shumë i lartë, i cili është përgjegjës për kontrollimin e orës biologjike.Një filxhan kafe në lukth të thatë mund të shkaktojë urthin në stomak, fryrje stomaku, ndërkaq në disa raste edhe vjellje. Provoni të mësoheni që në mëngjes të hani së paku një fetë buke para se të pini kafenë, por nëse nuk mund ta bëni edhe këtë, kafenë së pakuzbuteni me qumësht dhe mos e zieni tepër shumë.