Pirja e kafesë ndihmon pastrimin e arterieve
Nëse pini kafe rregullisht, kjo ju ndihmon që të kenë arterie të pastra, çka ul ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Kështu thuhet në një studim të shkencëtarëve koreanë.
Ata kanë marrë në studim mbi 25 mijë meshkuj e femra, që i nënshtrohen rregullisht kontrolleve mjekësore.
Ata zbuluan se personat që pinë tre deri në katër filxhanë kafe në ditë kanë më pak rrezik të preken nga sëmundjet e zemrës.
Sipas BBC, ky studim ka rihapur një debat të vjetër në lidhje me efektet e kafesë në zemër.
Disa studime më parë kanë sugjeruar se kafeja ka efekt negativ në zemër.