Pjesët e trupit që janë më të ndjeshme ndaj dëmtimit të diellit!
I nxehti gjatë sezonit të verës mund të dëmtojë lëkurën tuaj. Pavarësisht përdorimit të kremërave kundër diellit janë disa zona të trupit që duan kujdes më të veçantë. Ja vendet ku ka më shumë mundësi për të marrë djegie nga dielli;
Zona e kokës dhe qafës është më shumë e ekspozuar në diell. Në këtë zonë ndodhin edhe shumica e kancereve të lëkurës. Prandaj kujdesi për këto zona duket të jetë më i veçantë sepse mund t’iu shkaktojë edhe sëmundje.
Gjoksi dhe supet kanë nevojë për mbrojtje të veçantë nga dielli. Zakonisht femrat gjatë lyerjes së trupit me krem i anashkalojnë këto zona. Dielli depërton më kollaj sidomos tek super ghe gjoksi e cila ka një lëkurë delikate. Dhe si pasojë, një nga shkaqet kryesore të rrudhave të gjoksit që femrat i vërejnë tek vetja janë si rezultat i viteve nga dëmtimi i diellit.
Për t’u mbrojtur nga dëmtimet që mund të na sjellë dielli duhet të kemi parasysh disa mënyra efektive kundër dëmtimit të diellit.
Veshja është një ndër mbrojtësit më të mirë të diellit. Pavarësisht se mund të ndiejmë vapë, hedhja e një cope të lehtë krahëve mund të na shpëtojë edhe nga i nxehti. Gjithashtu në momentin kur nuk kemi një veshje që na mbulon këto zona të trupit atëherë duhet t’i lyejmë me krem kundra diellit ose të shmangim rrzet e diellit në mes të ditës duke qëndruar në hije. Por zgjidhja më efektive është mbajtja e veshjeve me efekt mbrojtës nga dielli. Veshja e duhur funksionon më mirë se sa kremi me faktor mbrojtës, sidomos për pjesën e sipërme të gjoksit dhe supeve, shkruan femra.net.
Pavarësisht se mund të mendojmë se këto veshje na japing më shumë nxehtësi në trup, faktet tregojnë se këto veshje na mbajnë më të freskët si rezultat i materialit të posaçëm, por më e rëndësishmja është se na mbrojnë nga djegia e diellit.
Këto lloj veshjesh nuk duhen ngatërruar me veshjet e zakonshme, sepse fakti që keni veshur një këmishë që mbulon super kjo nuk do të thotë se po i ruan ato nga dielli. Për shembull, një këmishë pambuku ka prirje në ekspozim ndaj diellit mënjëherë pas 15 minutash.
Nuk ka rëndësi se çfarë medote përdorim për t’u ruajtur nga dielli, e rëndësishme është që të gjeni mënyrat që ju përshtaten ju për t’u ruajtur nga rrezet e dëmshme të diellit.