Planifikimi i koronarografisë, ulet me tri javë në rang vendi

Për rastet e planifikuara, radha e koronarografisë është ulur në rang vendi në 3 javë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thekson se për urgjencat kardiake, shërbimi jepet 24 orë në shtatë ditë Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. ”Punë e shkëlqyer e ekipit mjekësor në Shkodër ku po ofrohet shërbimi i koronarografisë për rajonin e veriut. 4 qendrat e hemodinamikës në vend kanë mundësuar shërbimin në kohë, në cilësi, afër vendbanimit, falas për qytetarët”. Ministrja nënvizon se “për rastet e planifikuara, radha e koronarografisë është ulur në rang vendi në 3 javë”.

SHKARKO APP