Po të bien flokët? Mos e vrit mendjen…

Nëse dyshemeja e shtëpisë apo ambientit të punës po mbushet me fijet e flokëve të tua, mos u shqetëso se nuk je e vetme. Të shumtë janë ata që ankohen se sa herë prekin flokët ju ngelin fije nëpër duar, ose sipër pulovrave të pambukta.

Rënia e flokëve është krejtësisht normale dhe nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Mos imagjino gjëra dhe mos përhap panik duke thënë lart e poshtë se mund të kesh një sëmundje të rëndë. Në të vërtetë duhet të dini se rënia më e madhe e flokëve ndodh në vjeshtë dhe në verë, kur ndërron edhe gjaku.

Flokët janë ato që mbrojnë lëkurën tonë nga rrezet e forta të diellit. Ndërsa temperaturat e ftohta i lënë të mbyllura poret e lëkurës së kokës, duke bërë që në verë të ketë më shumë rënie të flokëve ndërsa në dimër më pak. Edhe nëse na bien flokët këtë periudhë, janë për shkak të poreve që kanë qenë të hapura në verë dhe disa fije të shkëputura që ende nuk kanë rënë apo larguar nga flokët.

”Medical Daily” publikon artikullin duke theksuar se flokët përbëhen me një fiziologji që ecën sipas ciklit dhe se përveç rasteve normale, ka dhe raste kur humbja e flokëve kthehet në një shqetësim serioz, duke përjashtuar rastet e kimioterapive që shkakton humbje të madhe të flokëve, pothuajse të të gjithë kokës. Faqja që publikon artikuj shëndeti thotë se ende duhet bërë një studim më i gjerë për të kuptuar zanafillën e cikleve të flokëve dhe kush ndikon më së shumti.

Por tani për tani le të ngushëllohemi me faktin se ne furnizohemi pafund me flokë dhe se rënia e tyre është krejtësisht normale. Vlerësohet se ne humbim rreth 100 qime në ditë, e cila balancohet me shkallën e daljes së flokëve të reja. Megjithatë, ata që kanë rënie të mëdha të flokëve, duke lënë hapësira në sipërfaqen e kokës tregon se duhet të shkojmë menjëherë tek mjeku.

SHKARKO APP