Po vjen vaksina revolucionarizuese për njerëzit

Një vaksinë që neutralizon efektet euforike të heroinës së shpejti mund të përdoret për njerëzit, ndërsa më parë por kryhen provat efektive tek majmunët rhesus.

Studiuesit shpresojnë të provojnë vaksinën, e cila potencialisht konsiderohet si revolucionare për njerëzit.

Vaksina është zhvilluar nga Instituti i Kërkimeve Scripps (TSRI) në Kaliforni, dhe është e parë e këtij lloji që kalon fazën e testimit preklinik, duke u ofruar shpresë miliona të varurve në të gjithë botën.

Shpresa është se duke bllokuar ndjenjën euforike, përdoruesit nuk do të motivohen për të marrë drogën.

Katër majmunë rhesus që iu dhanë tre doza të vaksinës treguan një përgjigje efektive në neutralizimin e dozave të ndryshme të heroinës. Vaksina ishte më efektive në muajin e parë, por mund të zgjasë më shumë se tetë muaj.

Për më tepër, dy nga katër majmunët që ishin para-testuar me të njëjtën vaksinë shtatë muaj më parë treguan një përgjigje shumë më të lartë ndaj trajtimit për herë të dytë.

SHKARKO APP