Prania e nënës zvogëlon dhimbjen tek foshnjat

Në studim thuhet se prania e nënës është një parametër i rëndësishëm kur fëmija ndjen dhimbje. Shkencëtarët amerikanë kanë kryer teste në minj të cilëve ju dhanë elektroshok të lehtë

Me këtë rast kanë zbuluar se gjatë dhimbjeve aktivizohen disa qindra gjene në zonën e trurit që kontrollon emocione. Megjithatë kur nëna e tyre ishte aty pranë, ky numër u reduktua në më pak se 100.

"Studimi jonë ka treguar se nëna e cila ngushëllon foshnjen, që ka dhimbje, nuk shkakton vetëm reagim mental. Vetë akti i ngushëllimit çon në ndryshime në rrjetet neurale që janë vendimtare për zhvillimin e hershëm të trurit", thotë udhëheqësja e studimit dhe neurobiologiste Regina Sullivan.

SHKARKO APP