Prezantohen 6 paketat e para falas të kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë

Drejtori i Përgjithshëm i Fondit Astrit Beci u shpreh se “sot vijmë me një premtim të mbajtur, atë të ofrimit të paketave të para shëndetësore që do të financohen 100 % nga Fondi i Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor. Ne kemi lidhur kontrata me 5 spitale jopublike të cilat do të ofrojnë 10 paketat shëndetësore pa kosto shtesë për pacientët. Aktualisht po financojmë paketën e dializës, çmimit të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave falë së cilës po përfitojnë 900 pacientë të spitalit publik dhe jopublik, jemi të gatshëm të financojmë paketat e kardiokirurgjisë. Paketat validara në kardiokirurgji bypass, interventet valvulare dhe ato kongjenentale. Në kardiologjinë invasive angrografia koronare dhe angloplastika koronare”, nënvizoi Beci.

Ndërsa në fjalën e ti, Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj u shpreh midis të tjerash, se “ne jemi angazhuar në programin e qeverisë për të realizuar disa objektiva. Së pari, kemi thënë që do të synojmë drejt asaj që, do të krijojmë një institucion që do të jetë paguesi i vetëm i shërbimit dhe fakti që fondi merr përsipër të paguajë këtë shërbim, institucionet publike dhe jopublike është realizimi kësaj. Së dyti kemi thënë që ne i vlerësojmë institucionet publike si komplimentarë. Ne ishim të vetëdijshëm që nuk i plotësojmë dot për nevojat që ka kujdesi shëndetësor”.

Ai theksoi gjithashtu se bashkëpunimi mes institucioneve publikeve dhe jopublike do të sjellë një të ardhme të sigurtë dhe me standardet e duhura për kujdesin shëndetësor. Sfida e madhe, sipas Beqaj, për vitin e ardhshëm është realizimi i plotë në të gjithë Shqipërinë i Urgjencës Kardiologjike, kjo në mënyrë të tillë që në 2015 të bëjmë një hap të rëndësishëm në kurimin e këtyre sëmundjeve me shkallë të lartë rrezikshmërie dhe kosto të larta.

Ndërsa Deputetja Spahiu theksoi në fjalën e saj se, “duke qenë kardiologe, e kuptoj rëndësinë e madhe që ka realizimi i kësaj pakete, nevojat e mëdha që kanë qytetarët për këtë ekzaminim. Jam në një mendje me profesorin, që është një nismë shumë e vështirë, sa e bukur është për t’u realizuar në slide-t e prezantimit, aq e vështirë është për tu realizuar në spital. Ndoshta është sëmundja me prevalencë dhe vdekshmëri më të lartë, ndaj mendoj se ka qenë në prioritetet e qeverisë, realizimi sa më parë i  kësaj pakete”.

SHKARKO APP