FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Prindërit duan t’i largojnë fëmijët nga smartphone-t

Gjithnjë e më shumë, prindërit synojnë sot t’i orientojnë fëmijët drejt aktiviteteve sportive. Jeta sedentare e mbyllur brenda, mbi ekranet e smartfonëve është shqetësim për çdo familje me të mitur. Jo gjithkush ka ambicie në sport por për prindërit e rëndësishme është që fëmijët të rriten me disiplinë dhe të shëndetshëm.

Sporti më masiv në Elbasan është futbolli, me stërvitje deri 3 herë në javë. Prej një viti në shkollat e qytetit po zbatohen edhe disa projekte tw FSHF-së, që synojnë të afrojnë fëmijët me sportin.

Në stinën e verës aktivizimi i fëmijëve mbetet një nga problematikat e ditës në çdo familje. Organizimet sportive dhe kampet verore mbeten zgjidhja ideale, por edhe me kosto.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?