Probleme me mishrat e dhëmbëve, ja këshilla e stomatologut

Mjeku stomatolog Besian Abazi, flet për problematikat e mishrat e dhëmbëve. Mishrat e dhëmbëve mund të dëmtohen për arsye të ndryshme, duke filluar që nga larjen e dhëmbëve në mënyrë jo të rregullt, mungesa e higjienës, deri tek sëmundjet më të përhapura sic është diabeti.

Më e “rrezikshmja” është Paradentoza! Një nga shkaqet më të shpeshta të humbjes së dhëmbëve te personat e rritur. Për fat të keq, paradentoza shfaqet me simptoma të vogla, kështu që shumica e njerëzve nuk mundet ta vërejë se vuan nga kjo sëmundje apo infeksion.

Simptomat që duhet dalluar janë: mishi tepër i ndjeshëm, mishi i ënjtur i dhëmbëve, ngjyra tejet e kuqe e mishit të dhëmbëve. Mund të parandalohet duke përfshirë masat e higjienës orale dhe vizitat e rregullta tek mjeku stomatolog.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?