Probleme me perimetrin e kofshëve? Ja zgjidhja
Problemi më i madh i femrave sidomos në sezonin e plazhit, është forma e trupit të tyre. Shumë prej tyre ankohen për peshën apo formën e çuditshme që marrin pasi shtojnë në peshë. Nëse keni probleme më yndyrën e cila ju akumulohet rreth zonës së vitheve dhe kofsheve, ja ushqimet që duhet të keni parasysh për të rënë në peshë sipas Simply Organic Life.
Hirrë: ka veti probiotike dhe ndihon në rritjen e baktereve të shëndetshme në zorrë. Bakteret e mira në zorrë ndihmojnë në tretjen e shpejtë të ushqimit dhe ndihmojnë trupin në absorbimin e vitaminave dhe lëndëve të tjera ushqyese në mënyrë efikase. Hirra ju pastron trupin dhe rrit metabolizmin gjithashtu.
Çaji jeshil: është i pasur me antikosidantë që përshpejtojnë metabolizmin dhe ju ndihmojnë të bini në peshë. Çaji jeshil ju ndihmon në luftën kundër celulitit gjithashtu.
Lëng rrushi: është i pasur me antioksidantë të cilët mund të konvertojnë qëlizat yndyrore në muskul. Ai rregullon nivelet e insulinës dhe përshpejton metabolizmin. Duhet të pini lëng rrushi të freskët pa ëmbëlsues.
Qumështi: pini një gotë qumësht të ngrohtë çdo mëngjes apo darkë. Proteinat e qumështit ndihmojnë në rritjen e masës muskulare. Zgjidhni qumësht të skremuar me pak yndyrë.