Problemet që vijnë nga konsumi i salsiçeve ose proshutës

Sipas ekspertëve, ngrënia e salsiçeve ose proshutës 4 herë në javë mund të përkeqësojë simptomat e astmës.

Studimi thotë se 5.4 miliardë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar të cilët vuajnë nga astma mund të përkeqësohen nëse hanë shumë mish të përpunuar.

Shkencëtarët besojnë se nitratet që përdoren për të përpunuar mishin në formën e sallamit, mund të sjellin pezmatim në rrugët e frymëmarrjes, një veçori tipike e astmës.

Ekspertët nga spitali i Paul Brosse në Paris, monitoruan dietën e 971 personave me simptoma të astmës si vështirësia në frymëmarrje dhe shtrëngimet në gjoks.

Përgjatë 4 viteve, 14% e atyre të cilët kishin konsumuar salsiçe 1 herë në javë, panë se simptomat e tyre të astmës ishin përkeqësuar.

20% e atyre të cilët kishin konsumuar mish të përpunuar 1-4 herë në javë, kishin përkeqësim të simptomave. Ata të cilët kishin ngrënë 4 ose më shumë herë në javë kishin përkeqësim të gjendjes së astmës.

Pasi morën parasysh faktorët influencues si duhanpirja, aktiviteti fizik dhe mosha, studiuesit dolën në përfundimin se ata të cilët konsumonin mish të përpunuar kishin 76% më shumë shanse për të përkeqësuar simptomat e astmës, në krahasim me ata që konsumonin më pak mish.

SHKARKO APP