Procesi i plakjes do shtyhet dhe ca vite

Shkencëtaret kanë zbuluar si të ripërtërijnë qelizat e vjetra të njeriut. Është një zbulim emocionues që mund të ndryshojë mënyrën se si do plaken njerëzit. Studiuesit në Universitetin e Exeter dhe Brighton zbuluan si të ripërtërinin qelizat që kishin ndalur ciklin e tyre të rritjes natyrore që shkakton rrudhat në lëkurë.

Eksperimenti gjeti se njerëzit tashmë do të plaken shumë më ngadalë dhe rinia do të vazhdojë edhe për disa vite. “Kur pashë disa nga qelizat që u ripërtërinë nuk e besova. Ato të vjetrat u kthyen në qeliza të reja.

Ndodhi si me magji’, tha studiuesja dhe shkencëtarja Eva Latore. “Përsërita disa herë eksperimentin se nuk mund ta besoja dhe në çdo provë, qelizat u rinovuan. Jam shumë e emocionuar nga zbulimi i ri dhe besoj se të gjithë njerëzit do përjetojnë të njëjtën gjë”.

Shkencëtarët gjetën një mënyrë për të rifilluar lidhjen përmes lëndëve dhe kimikateve të padëmshme, që mundëson rigjenerimin e qelizave. Kështu, njerëzit e moshuar sigurisht që do kenë problemet e tyre shëndetësore, por në mënyra shumë më të lehtësuara.

Nuk ka ende një lajm nëse zbulimi do sjellë një krem të ardhshëm të rinisë, por deri tani mjaftohemi me zbulimin e ri.

SHKARKO APP