Produktet e qumështit, disa gjëra që i keni ditur gabim

Studimi i ri i Universitetit të Texasit nga Houstoni, thekson që yndyrat e ngopura në kos, djathë, gjalpë dhe qumësht nuk shtojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Thartirat yndyrore, të cilat ndodhen në produktet e qumështit, madje zvogëlojnë rrezikun nga sulmi në tru për 42 %. Qumështi, kosi dhe djathi përmbajnë kalcium, i cili ul shtypjen e gjakut dhe thartirat yndyrore të cilat veprojnë kundër inflamacionit. Hulumtuesit kanë vlerësuar gjendjen shëndetësore të 3.000 personave të rritur, të moshës mbi 65-vjeç.

Ekipi i ekspertëve, i cili ka analizuar rezultatet e matjes, ka konstatuar që asnjë nga thartirat yndyrore të matura nuk ka pasur lidhje me rrezikun e shtuar të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare. Veç kësaj, njerëzit me nivelet më të larta të thartirave yndyrore, që sipas shkencëtarëve ka lidhje me produktet e qumështit, kanë pasur 42 % më pak rrezik nga sulmi në tru.

Swiss Digital Desktop Reklama

Studimi, të cilin e ka financuar Instituti Kombëtar Shëndetësor amerikan, është publikuar në revistën American Journal of Clinical Nutrition

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?