Produktet më përmbajtje të lartë yndyrore

Kur bëhet fjalë për yndyrnat dhe produktet me përmbajtje të lartë të tyre, duhet të jemi të kujdeshëm sesi përzgjedhim t’i konsumojmë ato. Yndyrnat duhet të merren në nivele minimale dhe ti shërbejnë nevojave të metabolizmit tonë, pasi tejkalimi i tyre shoqërohet me një sërë pasojash për shëndetin.
Gjalpi është një produkt i njohur për përmbajtje të lartë të acideve yndyrore të ngopura, që janë të lidhura me rritjen e presionit të gjakut dhe kolesterinës të keqe në gjak, por përveç tij ekzistojnë dhe produkte të tjera që krahasuar me gjalpin janë shumë më të dëmshëm kur ne i vendosim në fetën e bukës.Disa nga këto produkte janë:
Vaji i kokosit
Një lugë e vajit të kokosit përmban madje 11,8 gramë të acideve yndyrore të ngopura që e bëjnë atë bartës të rekordit në kategorinë e ushqimeve me përmbajtje të lartë të yndyrave të ngopura. Në vend të përdorimit të vajit të kokosit më mirë përdorni vaj luledielli ose vaj ulliri.
Djathi i dhisë
Djathi i dhisë shtrihet mirë në bukë, por një racion (rreth tridhjetë gramë) ka 6 gramë yndyrë të ngopur, kështu që është më mirë ta hani atë vetëm herë pas here.
Qumështi me më pak yndyrë
Të gjithë e dimë se qumështi është i mbushur me yndyrë, por çuditërisht qumështi me përmbajtje të ulët të yndyrë. Qumështi me 2 për qind ende dukshëm i shkel rregullat e ushqimit të shëndetshëm. Në 200 ml të këtij qumështi ndodhen rreth 3 për qind të acideve yndyrore të ngopura.
Gjalpi i kikirikut
Nga gjalpi i thjeshtë më i yndyrshëm është ai që bëhet nga kikiriku. Në dy lugë të këtij ushqimi amerikan, i cili është përhapur dhe në menytë botërore, ndodhen rreth 3,4 gramë yndyrë e ngopur.
Çokollata e zezë
Edhe në qoftë se mund të përmbaheni kur bëhet fjalë për konsumin racional të çokollatës, mund të befasoheni që 30 gramë të çokollatës së zezë përmban 6 gramë yndyrë të ngopur, që është rreth dy herë më shumë se gjalpi.

SHKARKO APP