Pse duhen konsumuar sa më shumë tranguj?

 

Sepse trangujt janë një ndër 4 perimet më të kultivuara në botë, si dhe një nga perimet më të mira për shëndetin dhe për këtë janë konsideruar si “super ushqim”.

Ja pse ju bëni shumë mirë kur konsumoni sa më shumë tranguj:

Swiss Digital Desktop Reklama


Hidraton trupin

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse nuk keni mundësi të pini shumë ujë, nevojat e trupit për ujë mund t’i plotësoni duke konsumuar sa më shumë tranguj, sepse kanë 90% ujë.

Eliminon toksinat

Trangulli vepron si një “fshesë” duke nxjerrë mbeturinat jashtë trupit. Madje nëse hani rregullisht, trangulli është shumë i mirë për ata që vuajnë nga gurët në veshka, pasi ka vetinë t’i shkrijë ato.

Sistemi imunitar

Trangulli ka të gjitha vitaminat e nevojshme që i duhen organizimit gjatë ditës, pasi ai përmban vitaminat A, C dhe E të cilat rrisin sistemin imunitar.

Look “OK”

Trangujt ndihmojnë edhe për një pamje sa më rinore dhe shkëlqyese, sepse kanë përbërës antioksidues me dobi kundër plakjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?