Pse duhet të konsumoni gjithmonë mjaltë në mëngjes

Mjalti është produkti më i shëndetshëm që mund të konsumoni në mëngjeset tuaja. Përveçse është shumë i shëndetshëm, është shumë i shijshëm. Një lugë mjaltë përmban 64 kalori, nuk ka përmbajtje të kolesterolit, yndyrës dhe sodiumit.

Ja disa përfitime nga mjalti!

-Ndihmon në pakësimin e reaksioneve alergjike, pasi ka përmbajtje të polenit.

-Qetëson kollitjen prandaj preferohet shumë të konsumohet gjatë stinëve të ftohta, gripit dhe ftohjes.

-Ndihmon në mënyrë natyrale të flini më mirë, konsumimi i mjaltit rrit nivelet e seratoninës dhe insulinës, ndërsa trupi sistematikisht i konverton në melatoninë, dhe kjo ndihmon të keni gjumë të rregullt.

-Konsiderohet si antibiotik natyral, me të mund të mjekoni të djegurat e gjithashtu ka përmbajtje antibakteriale.

-Ka përmbajtje të madhe të antioksidantëve dhe kalciumit prandaj ndikon në përmirësimin e memories.

-Stimulon apetitin gjithashtu lufton temperaturën, ndërsa konsiderohet si një shërues natyral për lëkurën.

SHKARKO APP