Pse duhet të konsumoni sa më shumë fruta

Referuar studimeve të fundit frutat e mbledhura në çastin e duhur dhe të freskëta kanë një përmbajtje optimale të molekulave mbrojtëse dhe përbërje që sjellin oreks. Përveç kësaj, frutat e stinës vijnë vetëm nga tregjet lokale dhe mund të konsumohen brenda një kohe të shkurtër nga çasti i vjeljes. Në fakt ndosh që përbërës të frutave siç janë vitamina C, nga oksidimi, mund të pakësohen me kalimin e kohës dhe sidomos në frigorifer.

Ja se cilat janë disa nga frutat e vjeshtës mjaft të rëndësishme për organizmin tim:

Mollët

Disa studime kanë treguar se molla ka aftësi të pakësojë rrezikun ndaj disa kancereve, sëmundjeve kardiovaskulare, diabet dhe astëm. Mollët përmbajnë rreth 85% ujë, 10% sheqer (më shumë se gjysma fruktozë) dhe fibra (si pektina, e cila ndihmon në pakësimin e kolesterolit), shumë vitamina dhe potas. Pra, shumë fibra dhe pak kalori.

Dardhët

Ndihmojnë në mirëfunksionimin e mushkërive dhe pakësojnë rrezikun e astmës së mushkërive. Ato përmbajnë 85% ujë, 9% sheqer (më së shumti fruktoz), fibra, minerale si potasi, vitamina, flavonoide dhe acide organike të dobët që luftojnë veprimin acidifikues që lidhet me ngrënien e ushqimeve me prejardhje shtazore.

Fiqtë

Ekstraktet e tyre përdoren prej shumë kohësh kundër kapsllëkut dhe bronkitit.

Fiqtë kanë pak më shumë kalori se frutat e tjetra, por shumë më pak nga sa mund të mendohet. Përveç të tjerash, kanë kalium, kalcium, fibra, antikanina antioksiduese dhe qumështi i lëkurës së tyre është i pasur me enzima tretëse.

Rrushi

Falë përbërësve të tij antioksidues, rrushi ka shumë aftësi kundërkanceroze, kundër djegësirave dhe dhunti mbrojtëse ndaj zemrës. Përveç të tjerash, është zbuluar se farat e tij kanë aftësi për të mbrojtur zemrën dhe nervat.

Rrushi përmban 80% ujë dhe është shumë i pasur në sheqerna. Përveç këtyre, ka sasi të moderuara vitaminash B dhe C. Ka edhe potas, fibra dhe acid tartarik, që shpjegon edhe efektin e tij kundër kapsllëkut. Rrushi, i klasifikuar në të bardhë dhe të zi, kur të blihet duhet të ketë një ngjyrë të bukur, të jetë i plotë dhe i ngjitur mirë pas viles. Një rrush i pjekur bën mirë të ruhet në frigorifer dhe të lahet me kujdes para ngrënies.

Përgatiti: S.L

SHKARKO APP