Pse gatimi i orizit në raport 2:1 është i rrezikshëm për shëndetin?

Ekspertët duket se së fundmi kanë bërë disa hulumtime rreth vlerave ushqyese të orizit lidhur me metodën e gatimit.

Shumë lloje orizi janë të mbushura me arsenik për shkak të pesticideve dhe toksinave industriale që kanë mbetur në tokë. Andy Meharg, një profesor në Universitetin Queens në Belfast, provoi tri metoda të ndryshme të gatimit të orizit.

Së pari, ai gatoi orizin duke përdorur metodën tradicionale ku një gotë oriz përzihet me dy gota ujë, një metodë nga e cila orizi mbetej i mbushur plot me arsenik.

Në metodën e dytë, ai përdori pesë gota ujë për 1 gotë orizi. Kjo mënyrë gatimi bëri që orizi të humbte gati gjysmën e arsenikut në oriz, ndërsa sipas metodës së tretë Meharg la orizin në ujë gjatë gjithë natës, përpara se të gatuante atë.

Ai zbuloi se kjo mënyrë reduktonte arsenikun me 80%.

Mënyra e duhur e gatimit:

Lini orizin në ujë gjatë gjithë natës.

Në një tenxhere shtoni në raport 5:1 ujë dhe oriz dhe lëreni të ziejë për 15 minuta.

SHKARKO APP