Pse gjatë shtatorit jeni më të stresuar se zakonisht

Nëse ju ndryshon humori me stinët, e njihni mirë këtë ndjesi që po përjetoni momentalisht. Ankthi përkeqësohet gjatë verës, ndërsa episodet depresive theksohen gjatë muajve të ftohtë. Ankthi, një ndjesi sikleti, frike apo shqetësimi që të gjithë e përjetojnë në një moment a në një tjetër, për disa është më i theksuar në fund të verës. Simptomat variojnë nga njëri te tjetri, por sidoqoftë, kanë ndikim në jetën e përditshme. Ankthi shkaktohet nga një sërë faktorësh, ku ndër më të rëndomtët janë, për shembull, afatet kohore në punë, një vizitë mjekësore, një ndodhi me rëndësi apo një shpërngulje.

Sipas ekspertëve, ja pse jeni më të stresuar se zakonisht në shtator:

1-Me ardhjen e shtatorit, marrin fund pushimet. Gjatë verës, ne heqim dorë nga rutina dhe zakonet që ndjekim gjatë vitit. Me ardhjen e vjeshtës, duhet të përshtatemi sërish me stilin e jetesës që na shoqëron shumicën e vitit.

2-Shtatori nënkupton fillimin e shkollës, edhe nëse jeni diplomuar vite më parë. Siç ndiheshim kur ishim fëmijë, në stres dhe jo rehat, ashtu ndihemi dhe tani, edhe pse s’kemi për t’u kthyer në shkollë.

3-Truri reagon ndaj ndryshimit të motit. Me pakësimin e ditëve me diell, ndikohet prodhimi i serotoninës në tru, hormonit që ndikon humorin, nepsin dhe gjumin. Mungesa e diellit dhe serotoninës mund të sjellë episode depresive.

SHKARKO APP