Pse lëngjet e frutave janë të rrezikshme për fëmijët në një vjeç

Ekspertët thonë se në ditët e sotme fëmijëve iu jepen lëngje të ëmbla frutash që kur ato janë vetëm 6 muajsh.

Por në një publikim të ri të American Academy of Pediatrics, ato paralajmërojnë prindërit se dhënia e lëngjeve të frutave fëmijëve nën 1 vjeç mund të sjell dëme të mëdha për gjatë gjithë jetës.

Ndërkohë që lëngjet e frutave përmbajnë nivele të larta te fibrave dhe vitaminave, lëngjet e gatshme kanë thjesht ëmbëlsues dhe ngjyrues, të cilët rrisin nivelin e sheqerit në gjak dhe shkaktojnë obezitet.

Në fakt, AAP thonë se prindërit duhet t’u japin fëmijëve të tyre lëngje vetëm nëse është e rekomanduar nga ekspertë të shëndetit. Dhe në rastet që këshillohet konsumi i lëngjeve ato duhet të jenë 100 % të freskëta.

Në studimet e mëparshme thuhej se fëmijët prej 6 muajsh deri në 6 vjeç duhet të pinin shumë lëngje përgjatë ditës. Por ndërkohë që këto studime janë të hershme, vitet e fundit janë studiuar shumë efektet e lëngjeve të frutave dhe ndikimi i tyre në obezitet.

Prandaj edhe ekspertët nga AAP paralajmërojnë prindërit që të bëjnë kujdes kur i japin fëmijëve të tyre lëngje. /shije.al/

SHKARKO APP