
Ecja është një ushtrim aerobik me përfitime të shumta për shëndetin dhe mirëqenien tonë.
Veçanërisht, ecja pas vaktit rezulton mjaft efektive, sepse shndërron shumicën e kalorive që sapo keni konsumuar në nxehtësi. Në këtë mënyrë, trupi juaj do t’i djegë ato shumë më lehtë.
Sidoqoftë, nëse nuk shihni një ndryshim në trup, mos u shqetësoni.
Këtu janë tre gabimet që bëjmë të gjithë dhe nuk dobësohemi.
Gabimi i parë: Nuk ndryshoni ritmin e ecjes
Hulumtimet tregojnë se ecja e shpejtë është mënyra më e mirë për të djegur kalori dhe për të rënë në peshë. Nëse e keni të vështirë të shpejtoni ritmin e ecjes, përpiquni të vraponi 3 me 4 minuta, me një minutë pushimi në mes. Kjo stërvitje mund të rregullojë metabolizmin tuaj. Ecja me intensitet të mesëm është 80–99 hapa në minutë, ndërsa ecja e shpejtë është 100–119 hapa në minutë.
Gabimi i dytë: Bëni gjithmonë të njëjtën rrugë
Nëse ecni në të njëjtën rrugë, me kalimin e kohës trupi do përshtatet dhe nuk do të jetë e lehtë për organizmin të humbasë peshën e tepërt. Përveç kësaj, ju filloni të mërziteni, kështu që humbisni motivimin tuaj. Prandaj, ndryshoni shpesh mjediset ku vraponi.
Gabimi i tretë: Nuk lëvizni duart
Nëse krahët thjesht varen majtas dhe djathtas, pjesa tjetër e trupit ka më shumë punë për të bërë dhe intensiteti i ushtrimit zvogëlohet. Ndërsa ecni, përpiquni të lëvizni krahët paralel me këmbët tuaja në mënyrë që të digjni më shumë kalori.
