Pse nuk duhet të flini me flokët e lëshuar
Për flokët duhet të keni po aq kujdes sa për fytyrën, kur flini. Nuk e dini, por të flesh me flokët lëshuar i dëmton ato.
1.Mund të zgjoheni me flokë të ngatërruara. Kjo shkaktohet nga fërkimi i flokëve me jastëkun. Jo vetëm që do zgjoheni me flokë të ngatërruara, por dëmtimi i vazhdueshëm mund t’i dobësojë.
2.Mund të bëheni me akne. Nëse keni lëkurë të ndjeshme është mirë t’i mbani flokët larg fytyrës. Kjo sepse gjatë natës flokët mund të prekin fytyrën dhe të bllokojnë poret. Gjithashtu njerëzit me flokë të gjatë ankohen edhe për akne në shpinë, për të njëjtën arsye.
3.Mund të ndalojë rritjen e flokëve. Nëse dëshironi flokë të gjatë duhet t’i mblidhni ato gjatë natës, për të mos lejuar që të dëmtohen.
4.Flokët do t’ju elektrizohen nëse nuk i mblidhni gjatë natës. Shkaktar për këtë mund të jetë edhe jastëku.
5.Majat e flokëve mund të dëmtohen. Edhe për këtë shkak janë flokët e lëshuar.
6.Mund të ndikojë në kualitetin e gjumit tuaj. Arsyeja është sepse gjatë natës flokët mund të fërkohen në fytyrë dhe t’ju shqetësojnë.
Për një gjumë të qetë dhe flokë jo të dëmtuar, lidhini flokët me shall gjatë natës.