Pse pica ju ndihmon që të humbisni peshë?

Një trup në formë dhe i mirëmbajtur, është një sfidë për të gjithë. Shpesh na sygjerojnë se konsumimi i produkteve si pica e përbërë nga brum, është e ndakuar për tu konsumuar.

Sipas një studimi të ri në Portugali, pica me djathë dhe proshutë edhe me ndonjë spec djegës sipër, do të mund të jetë zgjidhje për humbjen e tepricës së kilogramëve.

Kjo metodë vërtet ndihmon në humbjen e kilogramëve, sepse të hash një herë në javë ndonjë ushqim të shijshëm përjetohet si shpërblim për tërë mundin dhe heqjen dorë nga ushqimi gjatë gjashtë ditëve të kaluara.

Në studimin e bërë kanë marrë pjesë vullnetarët e ndarë në dy grupe. Edhe grupit të parë edhe atij të dytë u është lejuar të hanë 10.500 kalori në javë. Mirëpo, njëri grup ka pasur privilegjin që një herë në javë të hajë picë apo ndonjë ëmbëlsirë tjetër me kalori të larta.

Pikërisht ky grup ka pasur rezultate më të mira në fund të studimit, përkatësisht ka humbur më tepër kilogramë.

SHKARKO APP