Pudra mund të shkaktojë kancer?
A mund të rrisë përdorimi i pudërs shancet për t’u prekur nga kanceri në vezore?
Studiuesit ende nuk japin një përgjgje të qartë për këtë çështje, por një gjykatë në SHBA, i ka dhënë familjes së një gruaje që vdiq nga kanceri i vezoreve, një dëmshpërblim prej 72 milion dollarësh. Arsyeja përdorimi i pudërs.
Disa javë më parë një juri në Shtetin e Misurit në SHBA, i akodroi familjes së një gruaje, një dëmshpërblim të majmë, në një çëshje ligjore kundër kompanisë “Johnson & Johnson”.
Por çështja nuk përfshinte vetëm pjesë e përdorimit të pudërs tek gratë duke rritur kështu rrezikun për kancerin në vezore, por tek se çfarë kishte bërë kompania, kur kishte kishte dalë problemi me sigurinë e produkteve.
Talku, substanca kryesore që përmban pudra, është kimikisht e ngjashme me asbest, i njohur si një kancerogjen. Ky i fundit përdorej në puddrën që prodhohej përpara viteve ’70, që më pas u hoq nga përdorimi në SHBA.
Studime të ndryshme janë bërë në lidhje me përdormin e pudërs dhe rrezikut të kancerit në vezore, por të dhënat kanë treguar se përqindja është shumë e ulët.
Sipas Associeted Press, ajo që bëri gjykatën e Misurit të vendoste në favor të familjes, ishte prova e një rregullorje të brendshme të kompanisë që krahasonte ata që mohonin lidhjen mes pudërs dhe kancerit të vezore, me njerëzit që mohonin lidhje e duhanit më kancerin
Kjo ka qenë ajo që i ka shtyrë jurinë të vendosë për 72 milion në favor të familjes, duke i mëshuar faktit që “Johnson & Johnson” duhet të lajmëronte përdoruesit e produkteve të saj për këtë fakt.
Ka patur një neglizhencë në lajmërmin gjatë shitjes së këtij produkti, juria ka vendosur për po.
Por kjo nuk do të thotë që ka një rrezik kaq të madh në përdorimin e pudërs, por kompania është përgjegjëse për lajmërmin e faktit të mundshëm./