Punët që duhet të bëjnë fëmijët sipas grupmoshave

Ja si t’i mësoni fëmijët tuaj që në moshë të vogël me sensin e të punuarit, me punët më të zakonshme që duhen bërë sipas grupmoshave të tyre. 

3-4 vjeç – Rregullonkrevatin. Mbledh librat dhe lodrat. Vendos rrobat e palara në kosh. Ushqen kafshët shtëpiake. Merr pluhurat, duke futur dorën në një çorape.
4-5 vjeç – Të gjitha punëte 3-4 vjeçarëve. Sistemon, ose pastron tavolinën. Hedh mbeturinat në kosh. Lan enë nën mbikëqyrjen e prindit. Pastron dritaret. Bashkon çorapet në çifte. Palos peshqirin. Ujit lulet.
6-8 vjeç -Të gjitha punët e 4-5 vjeçarëve. Përgatit vakte, lan fruta-perimet, bën prerje të thjeshta. Pastron tualetin. Nxjerr rrobat nga lavatriçja. Fshin, duke përdorur edhe fshesën me korent. Mbledh mbeturinat.
9-11 vjeç – Të gjitha punët e 6-8 vjeçarëve. Përgatit vakte të thjeshta. Derdh mbeturinat. Lan rroba. Lan dyshemenë.
12-14 vjeç – Të gjitha punët e 9-11 vjeçarëve. Përgatit ose planifikon vakte të plota. Pastron oborrin. Mbikëqyr punët e më të vegjëlve.

SHKARKO APP