Qelizat kanceroze mund të vdesin kur i hani këto pesë ushqime

Ju e dini sa i rëndësishëm është ushqimi për mirëmbajtjen e shëndetit. Vitaminat dhe mineralet që gjenden në ushqime janë kruciale për funksionimin e duhur të trupit dhe secilit sistem që e përmban.

Është dëshmuar herë pas here se ajo çfarë hani ka ndikim të drejtpërdrejt në shëndetin e trupit.

Edhe zgjedhjet tjera të shëndetshme të stilit të jetesës – siç janë ushtrimet e rregullta fizike dhe konsumimi i sasive të mëdha të ujit – do t’jua rrisin shanset për një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Studimet e reja janë përqendruar në përdorimin e ushqimit si ilaç. Rezultatet nga laboratorët më prestigjiozë në botë tregojnë se jo vetëm që ushqimi i shëndetshëm e përmirëson shëndetin e përgjithshëm dhe i parandalon sëmundjet, por edhe i lufton sëmundjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më poshtë jua sjellim disa prej ushqimeve që njihen në veçanti për shkatërrimin e qelizave kanceroze.

Çaji i gjelbër
Përbërësit që gjenden në çaj të gjelbër e bëjnë atë një luftëtar të jashtëzakonshëm të kancerit. Besohet se disa prej përbërësve të çajit të gjelbër janë më të fuqishëm se vitamina C për luftimin e rrezatimeve të lira. Në studime të shumta laboratorike, kjo pije e shijshme është dëshmuar se e tkurrë tumorin. Shumë ekspertë sugjerojnë se çaji i gjelbër është edhe parandalues natyral i kancerit.

Spinaqi
Ndonëse ka sasi të ulëta të kalorive, spinaqi ofron shumë përfitime shëndetësore sepse përmban shumë vitamina, minerale dhe acide yndyrore omega-3 që i nevojiten trupit për të qëndruar i fortë. Spianqi përmban edhe bio-kimikale të quajtura flavonoide, të cilat i largojnë rrezatimet e lira.

Karotat
Kjo perime e adhuruar nga shumë njerëz është burim i mahnitshëm i beta-karotenit, antioksidues që ndihmon në parandalimin e dëmtimit të qelizave dhe mund ta ngadalësojë rritjen e qelizave kanceroze. Karotat përmbajnë edhe pesticide natyrale, për të cilat shkencëtarët thonë se e luftojnë kancerin. Veç tjerash, karotat janë të mira për një shikim më të mirë, lëkurë më të shëndetshme, etj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?