Qendrat shëndetësore në Theth, shërbim mbi 2 mijë pacientëve gjatë sezonit
Qendrat shëndetësore të Rrjollit dhe Thethit përmbyllën sot punën e tyre në funksion të sezonit turistik, gjatë të cilit u ofruan shërbime shëndetësore banorëve dhe turistëve të shumtë në zonë. Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Shkodër në mbyllje të këtij misioni falënderoi stafin e qendrave shëndetësore Rrjoll dhe Theth për punën me përkushtim të kryer gjatë këtij sezoni turistik veror. Mbi 1000 pacientë (për secilën qendër) morën shërbime falas nga doktorët dhe infermierët përkatës përgjatë këtij sezoni veror që përfundon sot.