Qendrat shëndetësore nuk mbajnë të dhëna lidhur me dhunën në familje
ISAID ka vënë në dukje se qendrat shëndetësore në Shqipëri nuk mbajnë të dhëna lidhur me dhunën në familje, një fenomen ky që bie në sy në Shqipëri dhe nxjerr kokë herë pas here.
“Sipas një vëzhgimi të kryer nga Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme, qendrat shëndetësore në Shqipëri janë dobët në mbajtjen e të dhënave lidhur me dhunën në familje, dukuria nuk raportohet nga mjekët apo nga infermieret, shprehet USAID në faqen zyrtare në FB.