Qëndrimi mbi 10 orë ulur, rrezik për shëndetin

Të kalosh më shumë se 10 orë ulur apo shtrirë është shumë e dëmshme, edhe nëse praktikohet aktivitet fizik.

Kjo rutine rrit në mënyrë domethenëse riskun për tu prekur nga sëmundjet kardiovaskulare, deri në 54% më shumë për vdekje të parakohshme për shkaqe të tilla.

Sipas studimit të kryer nga MIT që ka analizuar të dhënat e rreth 90 mijë personave, qëndrimi ulur për kohë të gjatë, qoftë për shkak të profesionit, është shumë i dëmshëm, jo vetëm për zemrën dhe qarkullimin e gjakut, por edhe për sistemin muskulor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nënvizohet se edhe në raste ku respektohet një regjim me ushtrim fizik deri në 150 minuta në jave, sërish rreziku mbetet i lartë, deri në 33%.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pra aktiviteti është mjaft i rëndësishëm, por nuk mjafton, pasi efektet negative nga qëndrimi ulur për një kohë të gjatë janë shumë të mëdha dhe nuk mund të kontrastohen vetëm në mënyrë të tille.

E rëndësishme është të vendosen objektiva minimale për të lëvizur, duke reduktuar me lëvizje të shpeshta qëndrimin ulur për një kohë të gjatë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?