Qepa, përse e ndihmon shëndetin e njeriut?

Kërkimet shkencore tregojnë se qepa i jep një avantazh të madh shëndetit të njeriut dhe mund të ndihmojë në parandalimin e disa sëmundjeve. Qepa është nga ato perime, me vlera ushqyese sepse përmban shumë pak kalori dhe vitamina, minerale e antioksidantë të rëndësishëm. Një kokë e qepës përmban rreth 64 kalori, 15 gramë karbohidrate, O gram yndyrë dhe kolesterol, 3 gram fibra dhe 2 gram proteina.  Qepa përmbush 10 për qind të vlerës së rekomanduar ditore për konsumin e vitaminës E, B dhe manganit. Gjithashtu përmban kalcium, hekur, acid folik, magnez, fosfor, kalium dhe antioksidantin kuercetin. Konsumi i cilitdo lloj të frutave dhe perimeve është i lidhur me një rrezik të reduktuar të zhvillimit të sëmundjes, dhe studimet kanë treguar se qepët në këtë aspekt janë shumë efikase.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?