Qiqrat duhet të konsumohen të paktën dy herë në javë

Ditët e sotme, qiqrat po përjetojnë një ringjallje të madhe në kuzhinat moderne për shkak të përfitimeve të shumta për shëndetin dhe natyrës së tyre të gjithanshme për gatime të ndryshme. Popullariteti i tyre është rritur për shkak të dietave bimore, kërkesës për ushqime më natyrale dhe interesit në përmirësimin e shëndetit të zorrëve.

Falë përbërësve si zink, biotinë, hekur, proteina dhe fibrave. Qiqrat ndihmojnë në rritjen e masës muskulore, forcimin e kockave, uljen e kolesterolit, mbrojtjen e zemrës, shtimin e energjisë, parandalimin e kancerit dhe përmirësimin e kujtesës.

Qiqrat mund të konsumohen në shumë forma: të ziera, në humus, të pjekura, në sallata apo gjellëra. Edhe lëngu i tyre, aquafaba, përdoret si zëvendësues i vezës në gatime vegane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekspertët rekomandojnë t’i përfshini qiqrat në dietën tuaj të paktën dy herë në javë, për një shëndet më të mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?