Raporti: 2 në 3 vdekje te moshat nën 75 vjeç mund të ishin parandaluar
Në Bashkimin Evropian (BE), rreth 1.7 milion persona të moshës më pak se 75 vjeç kanë vdekur në vitin 2016. Rreth 1.2 milion prej rasteve mund të konsiderohen si vdekje të parakohshme thuhet në një raport të publikuar sot nga Eurostat.
Prej tyre, 741 000 vdekje të parandalueshme mund të ishin shmangur përmes ndërhyrjeve efektive të shëndetit publik dhe parandalimit parësor, dhe 422 000 vdekjeve të trajtueshme përmes ndërhyrjeve në kohë dhe efektive të kujdesit shëndetësor.
Sipas përllogaritjeve, dy në tre raste të këtyre vdekjeve mund të ishin shmangur. Dy sëmundjet të cilave mund t’u kishin shpëtuar pacientët mbi 75 vjeç janë ato zemrës dhe mushkërive.
Normën më të lartë të vdekjeve të parandalueshme e kanë Sllovenia (53.5%) dhe Hungaria (51.7%), pasuar nga Estonia (50.0%), Lituania (49.8%), Austria (49.1%) dhe Letonia (48.9%). Ndërsa përqindja më e ulët është në Bullgari (35.4%), Qipro (39.2%), Maltë (39.9%), Itali dhe Polonia (të dyja 40.8%).
Një e treta e vdekjeve potencialisht të shmangshme në BE vijnë si pasojë e sëmundjeve të zemrës dhe mushkërive. Në BE, ataku në zemër është shkak për 174 000 vdekje të shmangshme, ose 15% e numrit total të vdekjeve te personat e moshës më pak se 75), kanceri i trakesë, bronkeve dhe mushkërive (168 000, 14%) dhe ishemitë (87 000, 7%) llogariten mbi një e treta e vdekjeve potencialisht të shmangshme në 2016.
Ata pasohen nga sëmundje të lidhura me alkoolin (79 000, 7%), kanceri i zorrës së trashë (67 000, 6%), kanceri i gjirit dhe çrregullimet pulmonare obstruktive kronike (si 50 000, 4%), aksidentet (48 000, 4%) dhe vetëvrasjet (44 000, 4%).(TemA TV)