Receta dhe çaji që parandalojnë tumorin dhe zgjasin jetën

Ilaçi i vjetër nga Tibeti shëron çrregullimet në ushqim, parandalon infarktin në zemër dhe pikën në tru, përmirëson shikimin, parandalon tumoret, por edhe garanton ripërtëritje dhe jetëgjatësi. Receta, bazën e së cilës e bëjnë hudhra dhe limoni, merret në lugë të zbrazët, çdo mëngjes, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përgatitja:

300 gramë të hudhrës dhe 1 kilogram limon me lëvore i imtësoni sa më shumë që mundeni. I zieni në 1.5 litra ujë, e më pas e ulni temperaturën dhe shtoni hudhrën dhe limonin e bluar. Enën, në të cilën përbërësit po zihen, e mbuloni. Në zjarr të lehtë masën e zieni edhe për 10–15 minuta, asnjë minutë më shumë. Pasi që të jetë ftohur përzierja e vendosni në një enë prej xhami. Ilaçi konsumohet çdo mëngjes – 0.5 dcl, 25 ditë. Kur ta shpenzoni ilaçin, bëni një pauzë prej 10 ditë, e më pas mund ta vendosni.

Vërejtje:

Kujdes në dozën ditore dhe pauzën prej 10 ditësh. Pas shërimit mos e merrni ilaçin, pos nëse gjendja shëndetësore përkeqësohet.

Çaji nga Tibeti, për jetë të gjatë:

2 litra ujë nevojitet t’i vloni për 5 minuta, më pas e lini të ftohet. Shtojani 5 g xhenxhefil, 2 lugë të mëdha lëng limoni, 2 lugë të mëdha mjaltë, 1 lugë speca të bluar djegës dhe 1 lugë. (Kosova Sot)

SHKARKO APP