Receta popullore që kuron pagjumësinë
Stresi i përditshmërisë ka ndikim në orët dhe cilësinë e gjumit . Nga ana tjetër pagjumësia mund të shkaktojë probleme serioze në shëndet, ndaj orët e pushimit të natës duhet të kthehen në prioritet për këdo që ka orë të lodhshme pune.
Ata që kanë probleme me pagjumësinë mund të provojnë çajin me banane të ziera.
Bananet, së bashku me lëkurën e tyre, janë të larta në magnez dhe kalium. Magnezi është jashtëzakonisht e dobishëm në rastin e çrregullimeve të gjumit dhe siguron qetësi. Sigurohuni që të përdorni 100% banane organike, të cilat janë të pastër nga kimikatet dhe pesticidet.
Përbërësit
1 banane organike
Një tenxhere të vogël me ujë
Një shkop kanellë
Përgatitja
Së pari prisni skajet e bananes, zhvisheni atë dhe vendoseni në një tenxhere me ujë të vluar, së bashku me lëvozhgën. Lëreni të vlojë për 10 minuta, dhe pastaj kalojeni në kullesë. Shtojini pak kanellë dhe pijeni para se të shkoni për të fjetur.
Frutin e mbetur mund ta përdorni për të përgatitur një ëmbëlsirë të shijshme.
Çaji me banane është një mënyrë shumë e mirë për të trajtuar problemet e gjumit, ajo është plotësisht e natyrshme, e sigurt dhe e dobishme.