Receta, si mund të hiqni rrudhat nga fytyra

Nëqoftëse dëshironi një fytyrë të pastër, të lëmuar dhe pa rrudha provoni maskën e mëposhtme.
Përbërësit:
4 ose 5 aspirina
një lugë gjelle ujë të vakët
mjaltë ose kos (sipas dëshirës)

Përzieni aspirinën me aq ujë sa duhet për të bërë pastën. Nëse e doni maskën më të trashë, i shtoni mjaltin, ndërsa nëse preferoni një maskë qetësuese, atëherë shtoni kos. Aplikojeni maskën në fytyrë dhe lëreni të thahet. Më pas hiqeni me kujdes me ujë të vakët.

Shënim: Disa njerëz janë alergjik ndaj aspirinës, prandaj bëni një test tek krahu para se ta vendosni maskën në fytyrë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?