Recetë e lashtë japoneze që ka shokuar mjekët e lëkurës

Padyshim, femrat japoneze janë prej më të bukurave dhe me pamjen më rinore në botë.

Sekreti i bukurisë së tyre është një ilaç i cili është i vjetër me shekuj të tërë dhe i shfrytëzon përfitimet e një dhurate të natyrës – orizit!

Kur është fjala për rinimin e lëkurës, orizi vërtet se bën mrekulli. Fatkeqësisht, përveç japonezëve, shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm për këto fakte shkencore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Orizi është i mbushur me acid linoleik dhe squalene, të cilët janë antioksidantë të fuqishëm që e sitmulojnë prodhimin e kolagjenit. Kolagjeni në mënyrë të mahnitshme e ngadalëson shfaqjen e rrudhave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Orizi në përgjithësi është i mbushur me vitaminë E dhe gama oryzanol, të njohura për aftësinë që ta mbrojnë zemrën dhe ta ulin kolesterolin.

Përbërësi squalene që gjendet në oriz, gjithashtu e mbron lëkurën nga efektet e dëmshme të rrezeve të diellit.

Më poshtë e keni një recetë natyrale japoneze, e cila jua mban lëkurën të shëndetshme dhe të hidratuar.

Përbërësit:

– Tri lugë gjelle oriz

– Një lugë gjelle mjaltë

– Një lugë gjelle qumësht

Përgatitja:

Vlojeni orizin dhe mbajeni në ujin ku e keni vluar. Uji i orizit ka veti të fuqishme antioksiduese. Ai e hidraton lëkurën dhe e stimulon qarkullimin e gjakut, ndihmon në largimin e rrudhave dhe e zvogëlon inflamacionin.

Pastaj, qumështin e përzieni me oriz dhe ia shtoni edhe mjaltën.

Përdorimi:

Fillimisht e pastroni lëkurën mirë, pastaj e aplikoni maskën dhe e lërini të thahet në fytyrë. Në fund, e pastroni me ujin me të cilin e keni vluar orizin. Këtë tretman duhet ta përsëritni një herë në javë për rezultatet më të mira.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?