Rekomandimet e mjekëve, Metoalb: Temperaturat në korrik, mbi 40 gradë

Bashkë me qershorin mbyllen edhe ditët e freskëta të verës.  Me fillimin e muajit korrik, sipas shërbimit Meteoalb, termometri parashikohet të shënojë deri në 40 gradë celcius.

I nxehti afrikan pritet të përfshijë edhe Shqipërinë në javën e parë të këtij muaji. 

Temperaturat  e larta do të ndjehen edhe më tepër pas ditëve me reshje, që sipas Meteoalb parashikohet të mbyllin këtë muaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shërbimi Meteoalb vlerat më të larta të termometrit i parashikon në qytetet: Tiranë, Elbasan, Gjirokastër dhe Shkodër. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Temperaturat që priten në 10 ditëshin e parë të korrikut do të jenë më të larta se normalja.

Në këto kushte këshillat e mjekeve vijnë për shmangie të qëndrimit në diell nga ora 11.00 deri në ora 17.000. Kujdes duhet të bëjnë fëmijët dhe të moshuarit. Gjithashtu, nisur nga i nxehti që pritet të përfshijë të gjitha territorin shqiptar gjatë korrikut, rekomandohet konsumi i sa më shumë lëngjeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?