Rezultatet dramatike të mënjanimit të sheqerit nga dieta juaj!
Një studim i ri i habitshëm i botuar në gazetën Obesity sugjeron se mënjanimi e sheqerit nga dieta e një personi për vetëm nëntë ditë mund të përmirësojë në mënyrë drastike shëndetin e tij.
Ky studim shqyrtoi dozat e marrjes së sheqerit tek 43 fëmijë obezë në moshat midis tetë dhe 18 vjeç.
Pas një periudhe të shkurtër prej nëntë ditësh të ‘kufizimit të fruktozës’, kolesteroli i fëmijëve tregoi përmirësime të jashtëzakonshme, me një rënie të konsiderueshme në nivelet e tyre të insulinës.
Gjetjet ishin në përputhje me të gjithë fëmijët pjesëmarrës dhe me përmirësime të mëdha, sipas endokrinologut Dr Robert Lustig.
Lustig shpjegon se megjithëse gjetjet nuk vërtetojnë përfundimisht se sheqeri është shkaku i vetëm i sëmundjes metabolike, ‘kjo tregon qartë se është gjithsesi një faktor thelbësor’.