Rreziku i fshehur i sulmit në zemër, inteligjenca artificiale identifikon problemet e padukshme

Teknologjia që identifikon njerëzit në rrezik të një ataku kardiak në 10 vitet e ardhshme ka sjellë një kthesë të madhe në fushën e mjekësisë. Modeli i inteligjencës artificiale (IA) zbulon inflamacionin në zemër që nuk shfaqet në skanimet CT, të cilat përfshijnë një kombinim të rrezeve X dhe teknologjisë kompjuterike.

Një projekt pilot, i mbështetur nga NHS (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Angli), po funksionon në pesë fonde spitalore. Një vendim për përdorimin e tij brenda sistemit shëndetësor pritet brenda muajve.

Zhvilluesi i kësaj teknologjie, tha se tashmë po punonte për të parandaluar goditjet në tru dhe diabetin. “Kjo teknologji është transformuese, sepse për herë të parë ne mund të zbulojmë proceset biologjike që janë të padukshme për syrin e njeriut, të cilat i paraprijnë zhvillimit të ngushtimeve dhe bllokimeve brenda zemrës,” tha zëdhënësi i kompanisë.
Si pjesë e pilotit, pacientët që vuajnë nga dhimbje gjoksi të cilët janë referuar për një skanim rutinë CT, e çojnë skanimin e tyre tw analizohet te platforma e Inteligjencës Artificiale. Një algoritëm, i cili zbulon inflamacionin koronar, vlerësohet më pas nga operatorë të trajnuar për të verifikuar saktësinë. Hulumtimet kanë treguar se rritja e inflamacionit është e lidhur me një rrezik më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare dhe sulmeve fatale në zemër.

Fondacioni Britanik i Zemrës vlerëson se rreth 7.6 milionë njerëz jetojnë me sëmundje të zemrës në Mbretërinë e Bashkuar dhe kostoja vjetore për sistemin shëndetësor është 7.4 miliardë paund, sipas shifrave të qeverisë. Rreth 350,000 pacientë referohen për një skanim kardiak çdo vit në Angli. Studimi që përfshiu 40,000 pacientë zbuloi se 80% e tyre u kthyen në kujdesin parësor pa një parandalim të përcaktuar, apo plan trajtimi.
Kristi Ceta/SCAN

SHKARKO APP