Rreziku i ripërdorimit të shisheve plastike, sjell…

Me temperaturat gjithnjë e në rritje duhet të konsumojmë më shumë ujë për të qënë të hidratuar. Por nëse jeni personi që rimbushni shishet plastike çdo ditë, në fakt po e dëmtoni më shumë veten.

Kjo pasi shishet plastike që i rimbushni nuk janë prodhuar për këtë, që do të thotë se ato janë njëpërdorimshe dhe kanë potencialin të lëshojnë kimikate për të mbajtur baktere të dëmshme.

Në veçanti ka shqetësime për Bisphenol A (BPA), një kimikat, i cili përdoret për të prodhuar plastikën dhe se mund të ndërhyje në hormonet e njeriut.

“Disa kimikate të zbuluara në shishet plastike mund të prekin çdo sistem të trupit tonë. Mund të ndikojnë në ovulim, të rrisin rrezikun e problemve të shtyrë nga hormonte si PCSO, kanceri i gjirit, endometrioza dhe shumë të tjera”, paralajmëron doktoresha Marilyn Glenville.

Pra, çfarë duhet të bëni që të mos sëmureni?

E thjeshtë, mos i ripërdorni shishet plastike. Konsumojini lëngun që kanë dhe riciklojini. Një ide e mirë është dhe blerja e shisheve plastike pa BPA kur është e mundur, apo të zgjidhni një prej qelqi apo inoksi.

SHKARKO APP