Rreziku nga ataku kardiak, evitoni kontaktin direkt me ujin e ftohtë

Kontakti i menjëhershëm me ujin e ftohtë duhet shmangur për të eleminuar rrezikun e atakut kardiak. Kjo është një ndër këshillat që radhisin mjekët, pas disa rasteve të përsëritura të paktën në qytetin e Vlorës, ku si pasojë e infarktit humbën jetën 4 persona.

Ataku kardiak u ka marrë jetën 4 personave në qytetin e Vlorës që prej fillimit të këtij sezoni turistik.

Persona të moshuar gjatë kontaktit me ujin e ftohtë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme pa lënë as mundësinë që t’ju jepej ndihma e parë.

Për të evituar të tilla raste, mjekët thonë se duhet shmangur kontakti i menjëhershëm me ujin e ftohtë.

Kostela Gecaj: Kontakti me ujin e ftohtë të detit bëhet shkak për pësimin e këtyre infarkteve. Është e rekomandueshme që këta persona që vuajnë nga sëmundje kardiake të eleminojnë orët e pikut të diellit dhe të ekspozohen në diell në orët e para të mëngjesit ose në orët e vona të pasdites.

Në Qendrën Shëndetësore 24 orëshe në Zvërnec të Vlorës që prej datës 1 qershor ka pasur 15 vizita në ditë.

Mjekja, Kostela Gecaj, nënvizon se mes tyre ka pasur edhe raste me rrezik për jetën, të cilat janë evituar në kohë.

Kostela Gecaj: Kemi pasur shok anafilaktik, që është një gjendje urgjente. Duhen marrë masa të menjëhershme dhe duhet trajtuar në mënyrë të shpejtë. Ne e kemi të gjithë bazën materiale për ta dhënë ndihmën dhe nuk ka qenë e nevojshme transportimi në spital.

Shmangia e qëndrimit në diell gjatë orëve të pikut mbetet ndër këshillat kryesore të mjekëve.

RTV Ora - Rreziku nga ataku kardiak, evitoni kontaktin direkt me ujin e ftohtë

/Ora News

 

SHKARKO APP