Rreziku që vjen nga furça e dhëmbëve, ja sa shpesh duhet ndërruar

Brenda dy ditësh, furçat infektohen me baktere që shkaktojnë sëmundje bakteriale, viruse dhe kërpudha. Ajo që përdorni mund të përmbajë herres, feçe ose virusin përgjegjës për hepatitin A, B ose C

Sipas një eksperti, nuk ka rëndësi nëse e mbani në banjë ose 14 orë nën vëzhgim, ajo është e ndotur. Dr. Rhona Eskander, një dentiste e cila ka klinikat e saj dentare në Kesington dhe Chelsea, thotë se furça e papastër mund të sjellë një sërë sëmundjesh për trupin tuaj.

Ndarja e furçave me të tjerët ose prekja e furçave të të tjerëve është diçka po aq me rrezik.

Goja përmban shumë mikroorganizma që transferohen tek furça gjatë përdorimit. Kur furçat ndodhen pranë njëra-tjetrës bakteret mund të ngjiten tek to dhe sjellin rrezikun e shpërndarjes.

Shpëlarja e furçës nën ujin e rubinetit nuk i eliminon të gjitha këto baktere të cilat mund të jetojnë tek furça për muaj të tërë.

SHKARKO APP