Rriten rastet me kancer në botë

Sipas një studimi të publikuar në revistën “Jama Oncology”, rastet e reja të kancerit në vit janë shtuar me 14.9 milionë, ndërsa numri i të vdekurve është rritur me 8.2 milionë. Kërkimi ndërkombëtar i zhvilluar nga “Global burden of disease cancer collaboration group” jep një vlerësim të përgjithshëm të rasteve dhe vdekshmërisë prej kancerit si dhe të aftësive të kufizuara.

Për të arritur në këto përfundime autorët kanë konsultuar regjistrat me të dhënat për tumoret, raportet e autopsive dhe burime të tjera të dhënash për 28 tumore në 188 vende, nga viti 1990 deri në vitin 2013, duke zbuluar se përqindja e të vdekurve nga kanceri krahasuar me vdekjet për shkaqe të tjera është rritur nga 12% deri në vitin 1990 dhe me 15% deri në vitin 2013.

Trakea, bronket dhe mushkëritë janë shkaku kryesor i vdekjeve lidhur me tumoret në të dyja gjinitë me 1.6 milionë të vdekur. Për sa i përket viteve të humbura të jetës me shëndet të mirë, shkaku kryesor te femrat është kanceri i gjirit ndërsa te meshkujt është kanceri i mushkërive.

Në Shqipëri numërohen rreth 400 raste në vit me kancer por kjo shifër mund të jetë më e lartë pasi jo të gjitha rastet janë të regjistruara pasi mungon një regjistër themeltar kombëtar.

Vetëm në 5 vitet e fundit rastet me kancer në Shqipëri janë shumëfishuar si rezultat i ndotjes së mjedisit. Ndërsa shpenzimet që bëhen për mjekimin e pacientëve me kancer janë nga më të lartat edhe pse në Shqipëri asnjëherë nuk mbulohen në të gjitha rastet kjo edhe si rezultat i mungesës së baranave

SHKARKO APP